Historia e lëvizjes
Ideja për humanitet ka lindur në vitin 1859 nga ana e tregtarit zviceran Anri Dinan, i cili ka qenë dëshmitar i tmerreve nga beteja në Solferino, Itali. Ai me katër shokë, në Gjenevë, Zvicër formoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe e ka regjistruar me shenjën mbrojtëse Kryqi i Kuq në fushën e bardhë (përkundër shenjave të flamurit të Zvicrës). Atëherë u soll Konventa prej 10 anëtarë dhe është proklamuar misioni i lëvizjes:
Misioni i Lëvizjes:
Sot lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të Kuq e përbëjnë tre segmente:
1. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq është me detyra elementare:
- Ndihmë për viktimat në konflikte të armatosura;
- Evakuim dhe ndihmë mjekësore.
2. Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të formuar në vitin 1919 nga më shumë Shoqata nacionale me detyra elementare
- Ndihmë për viktimat e katastrofave;
- Kujdes për të ikurit në vende tjera;
- Ndihmë e Shoqatave nacionale në plotësimin e aktiviteteve programore në rast të katastrofave;
- Koordinim të aktiviteteve mes Shoqatave nacionale.
3. Shoqatat nacionale – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë me detyra elementare të theksuara në nenin 19 të Ligjit për Kryqin e Kuq të RM-së.
- Kryqi i Kuq i RM-së është formuar më 17 Mars të vitit 1945, ndërsa si shoqatë e pavarur vepron prej 21 Maj të vitit 1992;
- Kryqi i Kuq i RM-së nga ana e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq është njohur më 01 Nëntor të vitit 1995, ndërsa në Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe është pranuar më 27 Nëntor të vitit 1995 si anëtari i 169-të.
- Ndihmë për Shoqatat nacionale në plotësimin e aktiviteteve programore në rast të katastrofave;
- Koordinim të aktiviteteve mes Shoqatave Nacionale