KONKURS
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, në bazë të verifikimit të programit special për kujdestarë për ndihmë dhe përkujdesje ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara, njofton:
K O N K U R S
për trajnimin si Kujdestar për asistencë dhe përkujdesje ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara
Ftohen të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin trajnimin dhe të pajisen me certifikatë të verifikuar të aplikojnë në periudhën nga data 23.08.2022 deri më 13.09.2022.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të jesh shtetas i R. se Maqedononise se Veriut;
- Të jetë mbi 18 vjeç;
- Të ketë aftësi të përgjithshme psiko-fizike për të punuar;
- Të ketë përfunduar së paku arsimin bazë;
- Të jetë i motivuar për të punuar me personat e moshuar dhe të pafuqishëm dhe personat me aftësi të kufizuara;
- Të motivohet pas trajnimit për t’u përfshirë në shërbimin e kujdesit shtëpiak në Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit – Qendra për përkujdesje.
Paralajmërim: Trajnimi për Kujdestar për ndihmë dhe përkujdesje ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara është i certifikuar. Zbatohet në kuadër të projektit: “Mbështetje për zhvillimin gjithëpërfshirës të shërbimeve të kujdesit afatgjatë në komunitete duke përfshirë qasjet pjesëmarrëse të palëve të ndryshme të interesit” (InCARE), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në e-mail:skopje.negacentar@redcross.org.mk; tel. 070 352 246.
Çdo kandidat i interesuar do të ftohet për intervistë individuale