Kryqi i Kuq në teren
Ekipi i Kryqit të Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut i përbërë prej 6 personave për logjistikë dhe vlerësim bashkë me Ekipin për përgjigje gjatë katastrofave nga OKKK Veles i përbërë prej 4 personave, në orët e mbrëmjes dorëzuan 1400 shishe prej 0,5 litra në OKKK Berovë për të përkrahur institucionet dhe qytetarët e angazhuar për fikjen e zjarrit në territorin e komunave Pehçevë dhe Dellçevë.
Ekipi vizitoi terenin dhe bëri vlerësimin e gjendjes në rrethin e fshatit Umlena me qëllim për koordinim të mëtutjeshëm të aktiviteteve të ekipeve të Kryqit të Kuq.
Gjatë ditës së nesërme ekipet e OKKK Shtip, Koçan, Dellçevë dhe ekipi i KKRMV do të jenë në përkrahje logjistike për institucionet dhe qytetarët e angazhuar për fikjen e zjarrit.