
2025-04-29
Saiti zhvilloi takim me kryetarin e shoqatës SOS Vita, Ertan Shaqiri
Sot, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, d-r Sait Saiti, priti kryetarin e shoqatës SOS Vita Shkup, z. Ertan Shaqiri.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e shoqatës në fushën e mbrojtjes sociale, personat me aftësi të kufizuara si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe mbështetje institucionale.
Sekretari i Përgjithshëm Saiti shprehu mbështetje për aktivitetet e shoqatës dhe në të ardhmen do të shqyrtohen mundësitë konkrete për aktivitete të përbashkëta.