2025-04-03
Sot është bërë pagesa e dytë për përkrahje të viktimave në Koçan
Apeli i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut për viktimat nga zjarri në Koçan deri sot ka mbledhur 112.595.482,00 denarë. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më tani ka bërë pagesën fillestare të mjeteve për familjet e të gjithë personave të vdekur dhe të lënduar që janë duke u trajtuar jashtë vendit dhe në vend. Sot është bërë pagesa e dytë në mbështetje të familjeve të prekura nga aksidenti tragjik në Koçan. Nga dy transfertat nga mjetet e dhuruara deri më tani janë paguar gjithsej 60.850.000,00 denarë.
Në bashkëpunim me institucionet e brendshme profesionale në vend, si dhe ministritë kompetente dhe Qeverinë, të cilat mbulojnë çështjet e vlerësimit të llojeve të dëmeve në situata të tilla, po punohet për gjetjen e një qasjeje që do të aplikohet në shpërndarjen e mëtejshme të mjeteve të grumbulluara nga Kryqi i Kuq, që do të nënkuptojë mbështetje reale në kohën e duhur për trajtimin dhe përballimin e pasojave të fatkeqësisë, për të cilën do t’ju informojmë menjëherë.
Kryqi i Kuq, së bashku me partnerët tanë, vazhdon të ofrojë mbështetje psikosociale dhe të tjera për popullatën e prekur.
Për shkak të interesit ende të lartë për dhurim, apeli për mbledhjen e fondeve vazhdon.
Edhe një herë, ne shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për të gjithë ata që dhuruan për të ndihmuar viktimat.