Red Cross Shape
    Search Icon
    mk-flagal-flagen-flag
Vizitë në Kryqin e Kuq të RMV nga Ambasadori i Austrisë

2025-04-28

Vizitë në Kryqin e Kuq të RMV nga Ambasadori i Austrisë

Më 23 prill 2025, Kryqi i Kuq i RMV u vizitua nga Ambasadori i Austrisë në RMV, z. Martin Palmer. Gjatë vizitës u zhvillua një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, d-r Sait Sait, dhe u vizituan ambientet e punës së Zyrës Qendrore. Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi i mëparshëm me Kryqin e Kuq Austriak dhe projektet që u mbështetën nga donatorë të ndryshëm, përfshirë vetë shtetin e Austrisë. U shpreh kënaqësi e ndërsjellë me përvojat e deritanishme, si dhe gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe zbatimin e nismave të përbashkëta për të mbështetur popullatën e Maqedonisë së Veriut.