Red Cross Shape
    Search Icon
    mk-flagal-flagen-flag
Vizitë nga ana e delegacionit të Kryqit të Kuq Shtaer

2025-04-16

Vizitë nga ana e delegacionit të Kryqit të Kuq Shtaer

Në periudhën prej 14 deri më 15 prill 2021, një delegacion nga Kryqi i Kuq – Shtaer, Austri, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kryqin e Kuq të RMV.

Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi i mundësive për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e aktiviteteve që kanë të bëjnë me ujin dhe kanalizimet, si dhe promovimin e higjienës.

Gjatë qëndrimit u realizuan disa takime të rëndësishme, ndër të cilat takimi në zyrën qendrore të Kryqit të Kuq të RMV me Sekretarin e Përgjithshëm d-r Sait Saiti. Në takim u diskutua për nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, harmonizimin e aktiviteteve programore dhe shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve.

Delegacioni nga Shtaer pati mundësinë të vizitojë edhe Qendrën Operative të Reagimit ndaj Fatkeqësive të Kryqit të Kuq, ku u njohën me aktivitetet e Kryqit të Kuq në situata krize, me fokus të veçantë në ndërhyrjet në fushën e promovimit të ujit, kanalizimeve dhe higjienës.

Për më tepër, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Shtaer shprehën interes për financimin e një kursi trajnimi për ujë, kanalizim dhe higjienë në vitin 2026 për nevojat e Kryqit të Kuq të RMV. Trajnimi do të realizohet nga instruktorë nga Kryqi i Kuq Austriak.