12 Qershor, 2017

LOJËRAT SPORTIVE – REKREATIVE TË DHURUESVE TË GJAKUT

Organizuar nga Klubi i dhuruesve të gjakut të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit në periudhën 09-11 qershor të vitit 2017 në Hotelin “Biser” në Strugë janë mbajtur Lojërat tradicionale sportive-rekreative të dhuruesve të gjakut.

            Në Lojërat sportive-rekreative morën pjesë gjashtë ekipe me mbi 120 garues, si vijon: Klubi i dhuruesve të gjakut të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, SHA Rafineria OKTA, SHA Makpetrol, NP NPK – Shkup, SHA Banka Komerciale dhe Bargalla Shtip. Janë përfaqësuar këto disiplina për burra dhe gra: vrapimi në 50 metra, vrapimi në thasë në 20 metra, kërcimi në largësi nga vendi, hedhja e gjyles, ping-pongu, pikadoja, shahu,  ngrënia e shampites, gjuajtja në kosh dhe garat ekipore në tërheqjen e litarit.

            Tre vendet e para sipas rezultateve ekipore i zunë: SHA Makpetrol, NP NPK – Shkup dhe SHA Rafineria OKTA. Ekipi i Klubit të dhuruesve të gjakut si ekip me numër më të vogël të lojtarëve, me vetëm 7 anëtarë zuri katër vende të dyta dhe tre vende të treta.

            Lojërat sportive-rekreative kaluan në një atmosferë ekskluzivisht pozitive sportive, me ekipe dhe garues individualë të përgatitur mirë, me shoqërim dhe argëtim.

< kthehu mbrapa