Mbështetje për të pastrehët
Në periudhën nga 06.12.2017 deri 31.01.2018, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta është hapur Strehimorja për qëndrim gjatë natës (bujtje) çdo ditë nga ora 20:00 në mbrëmje deri në orën 08:00 në mëngjes. Në këtë periudhë janë realizuar gjithsej 692 bujtje nga ana e 40 të pastrehëve të cilët njëherësh kanë marrë edhe një vakt me çaj të nxehtë.
Prej gjithsej 692 bujtjeve, 610 bujtje janë realizuar nga ana e burrave dhe 82 bujtje nga ana e grave. Nga numri i përgjithshëm i 40 personave të pastrehë, 34 persona janë burra, ndërsa 6 persona janë gra. Prej tyre 11 persona për herë të parë kanë ardhur në këtë pikë strehimi për të marrë gjërat e nevojshme që u kanë munguar.
Njëherësh janë angazhuar ekipe që kanë qenë 24 orë të gatshme për të reaguar në terren pas raportit se janë gjetur persona në rrugë në gjendje të keqe shëndetësore nga ana e qytetarëve, policisë, ndihmës së shpejtë, qendrës klinike etj. Në terren janë realizuar 9 intervenime. Gjithsej nga ana e Kryqit të kuq për valën e ftohtë janë angazhuar 42 vullnetarë të Ekipit për reagim në katastrofa.
Në temperatura jashtëzakonisht të ulëta në pikën e të pastrehëve, 4 restorante shkupjane kanë dhuruar çorbë të ngrohtë për këtë grup qëllimor, si dhe një numër i madh i personave privatë të cilët kanë ndihmuar me veshmbathje dhe ushqim të ngrohtë për këtë kategori të lëndueshme. Nga ana e Kryqit të kuq janë punësuar tre persona të pastrehë, të cilët gjithashtu janë ndihmuar duke u paguar atyre qiranë mujore për akomodim në shtëpi banimi deri në rregullimin e statusit të tyre si persona të punësuar.