Menaxhimi me valët e të nxehtit dhe me zjarret
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Kërçovë gjatë ditëve të kaluara kanë shpërndarë ndihma humanitare për 9 familje me ushqime, produkte higjienike dhe ujë, për nevojat e popullatës së goditur nga zjarret në f. Breznic, Makedonski Brod. Organizata komunale e Kryqit të Kuq të Kërçovës për shkak të situatës me zjarret në fshatrat Çelopek dhe Zajas (Komuna e Kërçovës) është në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet kompetente nga Qendra për menaxhim me kriza të Kërçovës, të cilët janë njoftuar se Kryqi i Kuq është gati të ndërhyjë dhe të ofrojë mbështetje me mjetet dhe burimet në dispozicion nëse është e nevojshme. Me ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të mbrojtjes nga zjarri, ARM-së dhe MPB-së, zjarret janë lokalizuar dhe nuk janë më aktive.