Ndihma humanitare për fshatrat e bllokuara nga dëbora
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të Operacionit DREF për ballafaqim me pasojat e valës së ftohtë që kaploi vendin tonë, shpërndau ndihma humanitare në fshatrat e bllokuara nga dëbora, Tanushë dhe Malinë, që gjenden në malin – Mali i Zi i Shkupit.
Ndihma humanitare për 25 familjet e bllokuara nga dëbora nga të dy fshatrat përbëhej nga paketa familjare me ushqim, paketa familjare për higjienë, batanije, xhaketa dhe komplete me kapela, dorëza dhe shalle. Shpërndarjen e bënë ekipet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Kryqi i kuq i Qytetit të Shkupit dhe Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Organizata Komunale Çair në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Aktivitetet dhe shpërndarja e ndihmave humanitare vazhdon edhe në vendet e tjera të bllokuara nga bora.