JEMI DUKE E ZGJERUAR EKIPIN TONË!
Nëse jeni një person kreativ dhe i motivuar dhe dëshironi të punoni në një atmosferë të këndshme me mundësi për avancim në karrierë, vazhdoni të lexoni.
Përfitoni nga mundësitë që ju ofrojmë dhe bëhuni pjesë e ekipit tonë të suksesshëm.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është një organizatë humanitare që punon për parandalimin dhe zbutjen e vuajtjeve të njerëzve, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, përmirësimin e gjendjes sociale, sigurimin e respektit dhe dinjitetit për njeriun, e veçanërisht në rast të aksidenteve dhe fatkeqësive, promovon të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe vlerat humane, inkurajon angazhimin vullnetar dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të ofruar ndihmë, si dhe ndjenjën universale të solidaritetit dhe humanizmit.
Zyra qendrore e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall konkurs për venin e punës:
DIZAJNUES GRAFIK
Lokacioni: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Adresa: Bulevar Koço Racin nr.13, Shkup
Kualifikimet e nevojshme:
- Përvoja e punës dhe arsimimi i përfunduar i duhur në fushën e dizajnit grafik do të konsiderohen përparësi
- Aftësi dixhitale: njohuri pune në programet Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe InDesign
- Njohuri të gjuhës angleze
Aftësi
- Inovacion dhe kreativitet
- Njohuri aktive të tendencave në fushën e dizajnit
- Përkushtim në punë
- Personi i komunikueshëm dhe pozitiv
- Punëtor ekipi
- Aftësia për të menaxhuar mirë kohën dhe afatet
- Një ndjenjë e multikulturalizmit dhe mosdiskriminimit
Detyrat e punës:
- Përgatit zgjidhje konceptuale, dizajn dhe redaktim grafik për materiale promovuese dhe të gjitha llojet e dokumenteve që janë në funksion të veprimtarisë së Kryqit të Kuq;
- Kryen përpunim kompjuterik dhe dizajnim të materialit informativ – propagandues;
- Punon në zhvillimin e zgjidhjeve konceptuale për mediat sociale dhe uebsajtin;
- Ofron zgjidhje kreative për marketing vizual që përfshin dizajn kreativ dhe ekzekutim grafik dhe mediatik të një sërë fushatash;
- Punon në përmirësimin dhe dizajnimin e pamjes vizuale të botimeve të Kryqit të Kuq;
- Identifikon dhe përshtat praktikat dhe mjetet më të mira për vizualizimin e të dhënave, informacionit, gjetjeve dhe rezultateve;
- Dizajnimi i materialeve botuese të shtypura dhe elektronike;
Udhëzime se si të aplikoni:
Dërgoni biografinë tuaj të shkurtër, letrën e motivimit (pse duhet t’ju thërrasim për intervistë) dhe portofolin në email:
admin.asistent@redcross.org.mk dhe asistent@redcross.org.mk
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Shpallja zgjat 10 (dhjetë) ditë nga dita e publikimit.
Ju presim.
Të dhënat e marra do të trajtohen në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.