NË SHENJË KUJTIMI
Pas një sëmundjeje të shkurtër, sot më 18 prill të vitit 2019, në moshën 65 vjeçare vdiq kryetari i mëparshëm i i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Millço Trajkov.
Millço Trajkov ishte kryetar i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë nga viti 2008 deri në vitin 2017. Si një vullnetar shumëvjeçar, nga vitet e 80-ta ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në aksionet dhe aktivitetet e organizuara nga Kryqi i kuq, kryesisht në pjesën e aktiviteteve shëndetësore – parandaluese.
Vdekja e gjeti në postin e kryetarit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Veles. Vullnetarët dhe punonjësit e KKRM-së do ta kujtojnë karakterin dhe veprën e tij.
Në shenjë kujtimi të tij, nesër në ora 11:30 në sallën e madhe të Komunës së Velesit, do të mbahet një mbledhje përkujtimore, dhe mbetjet mortore do të ekspozohen në Kishën e Shën Panteleimonit në varrezat në Veles në orën 13:00.
I qoftë lavdi e përjetshme!