Një delegacion i KNKK-së dhe një delegacion i FNKKGjK-së vizituan Kryqin e kuq të RM-së
Në periudhën nga 11.04 deri më 12.04 2017, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është vizituar nga një delegacion i Komitetit ndërkombëtar i Kryqit të kuq të Beogradit, Jelena Stajaçiq dhe një delegacion i Federatës ndërkombëtar të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe nga Zyra Rajonale Evropiane e Budapestit e udhëhequr nga Mete Petersen, koordinator për Rajonin dhe Kristof Lobri Bulanzher, udhëheqës i Departamentit të Migrimeve.
Përfaqësuesit e Lëvizjes realizuan shumë takime me bashkëpunëtorët profesionalë të programeve përkatëse të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe u pritën nga ana e Sekretarit të përgjithshëm të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Sait Saiti. Qëllimi i vizitës ishte që të diskutohet për gjendjen aktuale me migrimet në Rajon dhe sigurimin e mbështetjes për avancimin e kapaciteteve të Shoqatës nacionale. Përfaqësuesit e Lëvizjes theksuan kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë dhe paralajmëruan mbështetje programore në shumë sfera në vitin aktual 2017 dhe mbështetje sistematike dhe të vazhdueshme të programit për ndihmën e migruesve dhe të migruesve të parregullt të cilët kalojnë nëpër vendin tonë. Në bisedat gjithashtu është bërë fjalë edhe rreth përgatitjeve të ardhshme për mbajtjen e mbledhjeve statutore të Lëvizjes.
Sekretari i përgjithshëm Dr. Sait Saiti prezantoi aktivitetet aktuale të Shoqatës nacionale dhe shprehu falënderimin për mbështetjen e përgjithshme që e merr Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë nga Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq dhe Federata Ndërkombëtare.