NJËSIA PËR PËRGJIGJE GJATË KATASTROFAVE

Në pjesën e përgatitjes dhe veprimit gjatë katastrofave vepron Njësia për përgjigje gjatë katastrofave e RM-së e cila është formuar në vitin 1994.

Ekzistimi i njësisë së tillë u tregua më se e nevojshme në periudhën e kaluar për shkak të konflikteve, krizave, kushteve sociale dhe katastrofave natyrore të cilat ndikojnë në vend. Njësia për përgjigje gjatë katastrofave paraqet formë të specializuar operative të veprimit KKRM-së në rast të fatkeqësive masovike elementare në vend dhe jashtë vendit.

z

Njësia është e përbërë prej vullnetarëve, të specializuar për fusha të ndryshme e cila me pajisje adekuate dhe me zbatimin e teknikës speciale për shpëtim janë të pajisur për të dhënë ndihmën e parë, shpëtim në ujë, shpëtim në mal, ujë dhe sanim, transport të personave të lënduar dhe përkrahje tjetër logjistike.

Secili ekip ka nga një lider të ekipit dhe numëron plus nga 5 anëtarë. Të gjithë anëtarët në ekip janë vullnetarë (nuk janë të kapshëm gjithmonë për shkak të obligimeve të tyre private) janë trajnuar edhe nga pesë zëvendës në secilën ekip.

Me Njësinë për përgjigje gjatë katastrofave është caktuar komandant i tërë njësisë, i cili gjithashtu është vullnetar.

Shumica e anëtarëve ishin aktiv gjatë krizave të cilat u përmendën në fillim me çka mund të përmbyllim se njësia është e përbërë nga vullnetarë me përvojë dhe të motivuar. Strukturat shtetërore e njohin njësinë si kompetente dhe shpeshherë japin përkrahje. Do të përmendim disa shembuj:

  • Ekipi për ujë dhe sanim e mori trajnimin nga ana e KK të Austrisë dhe si rezultat i kualitetit dhe diturisë 5 anëtar[ të ekipit për ujë dhe sanim shkuan në mision në Indonezi
  • Në vitet që kaluan kishte shumë raste të vërshimeve dhe njësia për përgjigje gjatë katastrofave i përkrahi aksionet si me kapcitete me njerëz ashtu edhe me kapacitete materiale
  • Ndihmë gjatë distribuimit të personave të shpërngulur dhe kërkuesve të azilit
  • Përgatitje të vlerësimit gjatë katastrofës së dhënë
  • Shpëtim të personave të goditur drejtpërsëdrejti nga ndonjë katastrofë (nxjerrje të personave nga ndërtesat në rast të zjarreve, ndihmë për personat e lënduar në male
< kthehu mbrapa