“Përgatitjet gjeo-hapësinore për reagim në katastrofa”
Në periudhën 26-29 mars të vitit 2018, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes/ bashkëpunimi civil ushtarak dhe Korpusi i Inxhinierisë së Armatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është realizuar një punëtori në temën “Përgatitjet gjeo-hapësinore për reagim në katastrofa”, në të cilën me përfaqësuesit e tyre morën pjesë subjektet që janë pjesë e sistemit të menaxhimit me kriza, dhe Kryqi i kuq i RM-së mori pjesë me 5 përfaqësues.
Qëllimi i punëtorisë ishte që pjesëmarrësit të marrin njohuri për përdorimin e softuerit të platformës së komunikimit të bazuar në ueb “Gjenerata e ardhshme e sistemit të menaxhimit/komandimit në incidente” (Next-Generation Incident Command System – NICS), duke zbatuar në mënyrë praktike njohuritë dhe përvojat e marra nga Sistemi i menaxhimit/komandimit me incidente (Incident Command System), i cili është i zhvilluar dhe tanimë një kohë të gjatë përdoret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“NICS” është një vegël e bazuar në ueb, dedikuar kryesisht për të përmirësuar ndërgjegjësimin në situatë të ekipeve për reagim në situatat emergjente dhe katastrofa, si dhe për një bashkëpunim më efikas dhe më efektiv dhe një ndërveprueshmëri ndërmjet agjencive në kushte të situatave emergjente dhe katastrofave.
Ueb-vegla ka mundësi për përmirësim dhe integrim të vazhdueshëm me sistemet ekzistuese në Republikën e Maqedonisë dhe në Rajon, është e besueshme dhe njëkohësisht posedon arkitekturë që mundëson një distribucion të lehtë dhe qasje të lehtë për të gjitha subjektet e përfshira, si dhe për subjektet që në mënyrë shtesë do të shfaqin interes për t’u përfshirë në këtë projekt.