4 Korrik, 2022

Prof.d-r Romell Velev u rizgjodh për Kryetar të Kryqit të Kuq të RMV

Në seancën konstituive zgjedhore të Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mandatin 2022-2026 të mbajtur më 30.06.2022, Prof. d-r. Romel Velev është rizgjedhur Kryetar i Kryqit të Kuq të RMV, i cili përfaqëson mandatin e tij të dytë.

 

Në fjalimin e tij, Kryetari Velev falënderoi për besimin e treguar nga delegatët e Kuvendit dhe theksoi në fjalimin e tij se, si edhe në periudhën e kaluar, do të avokojë për vendime konstruktive dhe mbështetje të ideve për realizimin e detyrave programore të Organizatës së Kryqit të Kuq së bashku me Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të Kuq, duke vënë theksin në forcimin e tyre të mëtejmë të kapaciteteve për t’iu përgjigjur sfidave moderne.

 

“Për të qëndruar të rëndësishëm dhe për t’i shërbyer komunitetit tonë me të mirën e aftësive tona, ne të gjithë kemi një detyrë të madhe përpara nesh.” Ne nuk duhet të jemi kurrë të vetëkënaqur, por vazhdimisht të dëgjojmë, të përshtatemi, të mësojmë/përgjigjemi dhe të inovojmë. Ne duhet të tregojmë qartë se çfarë bëjmë, si dhe pse e bëjmë atë. – theksoi Kryetari Velev.

 

Në Kuvendin zgjedhor u zgjodh struktura e re udhëheqëse për mandatin e vitit 2022 – 2026.

Pasqyra e personave të zgjedhur në strukturën udhëheqëse të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mandatin e vitit 2022 – 2026:

 

Romel Velev – Kryetar

Liljana Ristevska – Nënkryetar

Nuhi Jusufi – Nënkryetar

Vasill Tunev – anëtar i Bordit drejtues

Fadbi Osmani – anëtar i Bordit drejtues

Burak Shabani – anëtar i Bordit drejtues

Daut Selimi – anëtar i Bordit drejtues

Dimitar Karakulev – anëtar i Bordit drejtues

Mile Toshev – anëtar i Bordit drejtues

Viktorija Millanovska Partakliev – anëtar i Bordit drejtues

Biljana Kostova – anëtar i Bordit drejtues

Vesna Terzioska – anëtar i Bordit drejtues

Aleksandra Sandeva – anëtar i Bordit drejtues

Zoran Gjorgiev – Kryetar i Komisionit financiar të Kryqit të Kuq të RMV

Jovo Stojçevski – Anëtar i Komisionit financiar të Kryqit të Kuq të RMV

Sllavko Llazovski – Anëtar i Komisionit financiar të Kryqit të Kuq të RMV

Besnik Zeqiri – Anëtar i Komisionit financiar të Kryqit të Kuq të RMV

Vanço Kocev – Anëtar i Komisionit financiar të Kryqit të Kuq të RMV

Dejanço Arsov – Anëtar i Komisionit financiar të Kryqit të Kuq të RMV

Muamet Kasami – Anëtar i Komisionit financiar të Kryqit të Kuq të RMV

< kthehu mbrapa