7 Prill, 2023

Shënimi i Javës së Higjienës (08-15 Prill 2023)

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga 8 deri më 15 prill 2023, sipas kalendarit të aktiviteteve tradicionale, do ta shënojë Javën e Higjienës, nën moton “Higjiena – obligim personal për shëndetin kolektiv”.

 

Promovimi i higjienës është një pjesë themelore e aktiviteteve të ujit dhe kanalizimit të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin publik dhe parandalimi i sëmundjeve në lidhje me praktikat e dobëta të higjienës. Shifrat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se 1.7 milionë vdekje në vit i atribuohen ujit të pasigurt, kanalizimeve dhe higjienës.

 

Për të kontribuar së bashku në ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e higjienës së duhur dhe të rregullt te popullata e re, Organizatat Komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit do të ndajnë postime në rrjetet sociale dhe do të organizojnë punëtori edukative dhe ligjërata për promovimin e higjienës tek fëmijët dhe mësuesit nga kopshtet dhe shkollat ​​fillore.

< kthehu mbrapa