2 Tetor, 2024

Shënimi i Javës së të Rinjve të KKRMV për vitin 2024

Humanizmi është një urë që lidh njerëzit, idetë dhe mundësitë. Në këtë moment, secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm – dikush do të marrë pjesë në aktivitete humanitare, dikush do të mbështesë mikun e tij dhe dikush do të bashkohet vetëm për të qenë pjesë e aksionit tonë. Por një fakt është i qartë: humnaizmi na bashkon në këtë javë të rëndësishme e cila na paraprin!

Prej datës 1 tetor deri më 7 tetor, tradicionalisht shënojmë Javën e të Rinjve të KKRMV nën sloganin „Иницирај дела, инспирирај промени – Inico vepra, inspiro ndryshime“.

Qëllimi i javës është promovimi i rolit aktiv të vullnetarëve të rinj të Kryqit të Kuq, të cilët kontribuojnë në përhapjen e vlerave humane dhe ndryshimeve pozitive në komunitet. Këtë vit do të zbatojmë aktivitete për forcimin dhe rrjetëzimin e vullnetarëve, si dhe organizimin e eventeve finale promovuese në 33 qytete në të gjithë vendin.

Nëpërmjet përdorimit të mjeteve dixhitale dhe pjesëmarrjes live, të rinjtë e Kryqit të Kuq do t’u dërgojnë një mesazh të fortë bashkëmoshatarëve të tyre për rëndësinë e vlerave njerëzore në përgjigje të sfidave moderne. Historitë frymëzuese të vullnetarëve do të ndahen në ngjarje, të cilat do të paraqesin një mundësi për mbështetje dhe bashkëpunim në të ardhmen me institucionet dhe organizatat përkatëse.

  • Çfarë mund të presim?

Punëtori dinamike dhe sesione interaktive ndërmjet vullnetarëve të klubit të të rinjve

Rrjetëzimi me aktivistë të rinj

Ngjarje promovuese dhe diskutime në panel

 

  • Bashkohuni me ne për të shënuar Javën! Pjesëmarrja juaj është çelësi për të krijuar ndryshime pozitive në komunitetin tonë.
  • Të rinjtë e Kryqit të Kuq – forca lëvizëse e organizatës!

< kthehu mbrapa