23 Janar, 2018

Sigurimi i festës tradicionale Ujët e Bekuar 2018

Kryqi i kuq tradicionalisht edhe sivjet u angazhua në dhënien mbështetje në organizimin e ngjarjes religjioze Ujët e Bekuar.

Ceremonia kryesore sivjet u mbajt në urën “Liria” në të cilën morën pjesë rreth 160 besimtarë. Duke pasur parasysh temperaturat e ulëta dhe nivelin e paparashikueshëm të ujit të lumit Vardari, sivjet ishte sfidë zhvillimi i suksesshëm dhe i sigurt i ngjarjes si për ekipet e Kryqit të kuq ashtu edhe për faktorët tjerë.

Kryqi i kuq këtë vit mori pjesë me 55 vullnetarë dhe punonjës të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit. Nga ana e ekipeve tona u mbuluan të gjitha pikat kritike të cilat ishin evidentuar gjatë viteve të mëparshme. Për sigurinë e pjesëmarrësve në ujë ishin të obliguara ekipet e Qendrës së Sigurisë në Ujë, të cilët së bashku me Ekipin për shpëtim në pyje, vendosën një sistem litarësh dhe një barkë shpëtimtare me shpëtimtarë që ishin të përgatitur për të nxjerrë personat e mbytur potencialisht nga ujërat e ftohta të Vardarit.

Ekipet e Skuadrës për reagim në katastrofa dhanë mbështetje logjistike dhe mjekësore në këtë ngjarje duke vendosur qendra triazhi dhe mbështetje për shpëtimtarët në breg. Duke marrë parasysh të gjithë faktorët ngjarja kaloi si më së miri. Ekipet mjekësore kanë intervenuar tek 7 pjesëmarrës.

 

< kthehu mbrapa