2 Tetor, 2023

Stërvitje kombëtare për testimin e gatishmërisë së ekipeve për përgjigje gjatë katastrofave

Në periudhën 21-24.09.2023 në qendrën stërvitore të Kryqit të Kuq Bullgari – Lozen u mbajt stërvitje kombëtare për kontrollin e gatishmërisë së ekipeve për reagim ndaj fatkeqësive pranë Kryqit të Kuq Bullgari dhe Kryqit të Kuq Sofje.

Kryqi i Kuq i RMV-së mori pjesë dhe mbështeti stërvitjen me tre persona në seksionin NPP (Ndihma e Parë Psikologjike), NP (Ndihma e Parë) dhe Logjistikë.

Në kuadër të realizimit të ushtrimit si përvoja që do të mësoheshin pozitivisht dhe do të ishin të dobishme për aplikim në kuadër të shoqatës sonë kombëtare dhe ekipeve përkatëse, merret parasysh mundësia e kontrolleve vjetore të gatishmërisë së ekipeve për reagim ndaj fatkeqësive që ka në dispozicion shoqata kombëtare, si në territorin e qytetit të Shkupit, si dhe ekipet në kuadër të organizatave komunale të Kryqit të Kuq në tërë territorin e vendit, me qëllim të reagimit të përbashkët dhe të koordinuar, me një skenar të përgatitur më parë që do të ishte i panjohur për ta.

Nga pikëpamja e mundësive për arsimim të mëtejshëm dhe përparim të ekipeve në sektorët e caktuar të KK të Bullgarisë dhe Kryqit të Kuq të RMV, ekziston mundësia dhe disponimi për organizimin e stërvitjeve të përbashkëta në terren si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e disponueshmërisë së pajisjeve të dhëna, përdorimin e duhur, koordinimin dhe përdorimin e teknologjisë, pra digjitalizimin dhe përfitimin e tij në rast fatkeqësish.

< kthehu mbrapa