Takim i kryetarit Pendarovski me vullnetarët e Kryqit të Kuq: Ju jeni reflektimi i solidariteit në krijimin tuaj më të mirë
Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot në hapësirat e Kryqit të Kuq u takua dhe biseduan me disa vullnetarë.
Duke theksuar rëndësinë dhe kontributin e mijëra vullnetarëve të Kryqit të Kuq, në takim, kryetari Pendarovski iu uroi për angazhimin, motivimin dhe flijimin në këtë kohë të vështirëpër vendin e tyre. Ai theksoi se me rëndësi të madhe është vullneti dhe dëshira e tyre që vullnetarisht të ofrojnë shërbime dhe t’ju ndihmojnë qytetarëve të mjeruar, pa asnjë lloj përfitimi material apo financiar.
Befasi e këndshme është, siç tha kryetari Pendarovski, se mijëra persona kryesisht të rinj iu ndihmojnë të gjithë atyre të cilët kanë nevojë për çfarëdo lloj ndihme. “Na vjen mirë që nuk keni asnjë paragjykim dhe që tregoni se solidariteti nuk ka humbur. Ju e ktheni besimin se nuk ka humbur gjithçka nga ai, se njerëzimi ekziston. Jam i befasuar nga ajo që e bëni. Mund vetëm t’ju lus që të duroni, për shkak se kjo situatë me siguri do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim. E di se nuk është e thjeshtë. Dëshiroj që t’ju falënderoj, si njeri, jo si kryetar. Ky është solidaritet në krijimin e vet më të mirë. Vetëm vazhdoni kështu”, theksoi kryetari Pendarovski në bisedim me vullnetarët e Kryqit të Kuq.
Njëkohësisht, kryetari Pendarovski sot nëpërmjet video lidhjes bisedoi edhe me përfaqësues të qendrës operative, me ekipet e organizatave komunale të Kryqit të Kuq Karposh dhe Manastir. Kryetari Pendarovski e dëgjoi edhe përvojën e deritanishme në ballafaqim me pandeminë e virusit KOVID 19 ekipit të Kryqit të Kuq të cilët u japin përkrahje emigrantëve dhe të ikurve në qendrën për tranzit në Tabanoc.
“Falënderim i madh për të gjitha orvatjet të cilat deri tash i keni kontribuar në këtë krizë. Un do t’ju kisha lutur, për shkak se Ju e keni më vështirë se qytetarët tjerë që të vazhdoni me angazhimin tuaj për shkak se jepni shembull të jashtëzakonshëm për të gjithë ne, se si duhet të veprojmë kur të gjithë ne e kemi vështirë. Ju jeni shembull i ndriquar”, iu drejtua kryetari Pendarovski ekipeve të Kryqit të Kuq.
Gjatë vizitës në Kryqin e Kuq kryetari Pendarovski ishte i njoftuar edhe me aktivitetet e shumta të cilat i realizoi kjo organizatë gjatë ballafaqimit me epideminë e virusit KOVID 19, e me të cilat organizata kontribuon me bashkësinë dhe promovon përgjegjësi qytetare dhe shoqërore. Aktivitetet, siç thanë përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, realizohen vetëm me ndihmën dhe përkrahjen e rreth 7500 vullnetarë, e që nënkuptojnë blerjen dhe dorëzimin e prodhimeve ushqimore dhe barrërave, pagesën e llogarive, ndihmë dhe përkrahje të migrantëve dhe të ikurve, pastaj personave pa strehim, si dhe çdo lloj ndihme për personat e moshuar.
Gjatë vizitës së sotshme të Kryqit të Kuq, dhe kryetarit Pendarovski mori librezë vullnetare dhe u bë pjesë e ekipit të vullnetarëve të kësaj organizate. Gjithashtu, kryetari Pendarovski dhuroi edhe gjak me çka theksoi se dhurimi i gjakut është shkalla më e lartë e solidaritetit.