4 Dhjetor, 2023

Takimi rajonal për zhvillimin e Shoqatave Kombëtare të Kryqit të Kuq

Në periudhën 26-29 nëntor 2023, në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës u mbajt takim rajonal për zhvillimin e klasterit të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për Evropën Juglindore. Në takimin rajonal, bashkëpunëtorët ekspertë të Shoqatave Kombëtare nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Mali i Zi shkëmbyen praktikat dhe përvojat e mira dhe diskutuan aktivitetet dhe sfidat në zhvillimin e Shoqatave Kombëtare.

Me lehtësimin e përfaqësuesve të FNKK, aktivitetet aktuale dhe të ardhshme në fushën e zhvillimit, politikat e FNKK që lidhen drejtpërdrejt me këtë temë, mundësitë për mbështetje financiare, platforma mësimore dhe komunikimi si dhe rrjetëzimi individual i njerëzve që punojnë në fushën e zhvillimit.

Kryqi i Kuq i RMV prezantoi “Kornizën zhvillimore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transformimi-28”, përvojat në zbatimin e politikave për mbrojtjen e integritetit, përvojat në zbatimin e modelit të FNKK për vlerësim kapaciteteve organizative të organizatave komunale dhe programit Kryqi i Kuq në Aksion – Promovimi i vlerave humane si mjet për rekrutimin dhe mbajtjen e vullnetarëve. Përvojat e përbashkëta ngjallën interes të madh në mesin e shoqatave kombëtare partnere për nismat e ardhshme të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.

< kthehu mbrapa