15 Qershor, 2015

Të nderuar

migranti1migranti2

Kryqi i kuq i RM-së në bashkëpunim me Komesariatin e lartë për të ikurit pranë Kombeve të bashkuara (UNHCR) në kuadër të programit për përkrahjen e migrantëve të cilët tranzistojnë në R. E Maqedonisë realizon aktivitete të cilat janë drejtuara kah ulja e mjerueshmërisë dhe lehtësimi i vuajtjeve për këto persona.

Në qendrën për strehimin e të huajve në MPB, Kryqi i kuq menaxhon me njësitin shëndetësor ku jepet mbrojtja e parë shëndetësore, barrëra dhe transport në nivel sekondar dhe terciar për më shumë se 600 persona në muaj. Këtu personat përskaj mbrojtjes shëndetësore nga Kryqi i kuq fitojnë edhe ushqim, higjienë, rroba dhe prodhime tjera joushqimore.

Me qëllim që të ndihmojmë personat të cilët masovikisht çdo ditë migrojnë në territorin e R. Së Maqedonisë janë formuar dy ekipe mobile të përbëra nga mjekë, motër medicinale dhe vozitës të cilët japin ndihmën e parë për të lënduarit dhe personat e lodhur dhe ndajnë ujë e ushqim. Në bazë ditore jepet ndihmë për 100 persona të identifikuar në territorin e qyteteve të Shkupit, Velesit, Negotinë dhe Demir Kapi.

Subjektet juridike dhe qytetarët e interesuar mund të kyçen me sigurimin e ndihmës financiare:

  • Llogaria e Fondit të solidaritetit 300000001327966 NT 4030984271620 – Banka Komerciale
  • Dhurimi i 100 denarëve me thirrje në numrin e tel. 075/070/077 143 400

Kryqi i kuq duke i përcjellë ngjarjet në teren, mjetet financiare të dhuruara do t’i harxhojë me qëllim për të ndihmuar emigrantët.

Apelojmë në subjektet juridike dhe tek qytetarët që donacionet në ndihmë materiale mund të sigurohen në ujë për pije, pije joalkoolike, dvopek, biskuita dhe ushqim të konzervuar (rrizga pule, pashteta dhe peshk).

Ndihma mund të dorëzohet në depotë e Kryqit të kuq në Momin Potok prej 08:00 deri në ora 16:00 (tel. për kontakt: 3 096 227), deri më 30 qershor 2015.

Për ndihmën humanitare të siguruar dhe të shpërndarë opinioni do të jetë i informuar në kohë dhe në mënyrë adekuate.

< kthehu mbrapa