Trajnim për mbështetje psiko-sociale në raste urgjente dhe krize
Nga data 2 deri më 4 dhjetor të vitit 2022 u mbajt trajnimi për mbështetje psiko-sociale në raste urgjente dhe krize. Ky trajnim është pjesa e dytë e modulit të mbështetjes psiko-sociale, me temë: KONTAKTI DHE KOMUNIKIMI, KRIJIMI I SIGURISË PËR BASHKËPUNIM. Trajnimi në tërësi përbëhet nga 5 cikle dhe është planifikuar të përfundojë në shkurt të vitit 2023. Pjesëmarrësit e trajnimit përmes aktiviteteve të ushtrimeve, luajtjes së roleve në skenarë realistë dhe ligjeratave ndërvepruese, fituan njohuri dhe përvojë për të ofruar ndihmën e parë psikologjike për personat që janë në gjendje ankthi. Pjesëmarrësit janë grupuar në ekipe rajonale psiko-sociale për reagimit ndaj krizave dhe janë pjesë e menaxhimit të krizës dhe komponentit të veprimit të Qendrës për Shëndetin Mendor dhe Mbështetjes Psiko-Sociale.