11 Prill, 2024
Trajnim për menaxhimin e të dhënave në ofrimin e ndihmës në kupona dhe para
Në periudhën 02 – 05 Prill 2024 në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës, organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kryqi i Kuq Amerikan, është mbajtur një sesion trajnimi për menaxhimin e të dhënave gjatë ofrimit të ndihmës në kupona dhe para të gatshme, ku mori pjesë një përfaqësues nga Kryqi i Kuq i RMV.
Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të shërbimeve profesionale të Lëvizjes për mbledhjen, menaxhimin, analizën dhe shpërndarjen e të dhënave dhe informacioneve rreth programit CVA.