30 Dhjetor, 2021

TRAJNIM PËR TRAJNUES PËR KUJDES SHËNDETËSOR NË SITUATA EMERGJENTE

Në periudhën prej 26 deri më 30 dhjetor 2021 në qendrën arsimore Solferino, Strugë mbahet trajnimi për trajnues me temën “Kujdesi shëndetësor në situata emergjente” financuar nga USAID dhe mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Zyra rajonale për Evropën.

Në trajnim marrin pjesë gjithsej 18 përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit. Qëllimi i trajnimit është të forcojë njohuritë dhe aftësitë për shëndetin në situata emergjente, shëndetin me bazë komunitetin dhe ndihmën e parë, koordinimin ndërinstitucional dhe ofrimin e ekspertizës teknike dhe mbështetjes për përgatitjen e përgjigjes për shëndetin në situata emergjente të OKKK / KKQSH bazuar në standardet ndërkombëtare. Pjesëmarrësit në trajnim patën mundësinë të zhvillojnë një Plan Emergjent për Aksion për kujdesin shëndetësor, dhe të identifikojnë burimet e nevojshme për zbatimin e planit të veprimit për reagim emergjent.

< kthehu mbrapa