Trajnime për mbrojtje dhe vetëmbrojtje në raste të katastrofave për stafin në qerdhe dhe shkolla fillore
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, në kuadër të Programës për përgaditje dhe veprim në raste të katastrofave, me ndihmën financiare të UNICEF-it, në fazën e tretë të projektit i realizuan 11 trajnime (në periudhën gusht/shtator) për mbrojtje dhe vetëmbrojtje në raste të katastrofave për stafin në qerdhe dhe shkolla fillore, në 11 institucione arsimore të cilat janë të mbështetura nga ky projekt.
Në trajnime morrën pjesë gjithsej 190 persona. Trajnimet janë realizuar në këto institucione arsimore: ShFP “R.J.Korcagin” – objekti Pinokio, komuna Qendër, ShFP “Borëbardha” – objekti Shkurtabiqat, komuna Çair, ShFP “Veseli Cvetovi” – objekti Sinolicka, komuna Kisela Voda, ShFP “25 maji” – objekti Dielli, komuna Gazi Baba, ShFP “Rosica” – objekti Detelina, komuna Gjorgje Petrov, ShF “Krste Misirkov” – komuna Kumanovë, ShF “Bajram Shabani” – komuna Kumanovë, ShFP “Angel Shajce” – objekti Pcelka, komuna Kumanovë, ShF “Krste Misirkov” – komuna Gjevgjeli, ShF” Vlado Kantarxhiev” – komuna Gjevgjeli, ShFP “Detska radost” – objekti Cvetovi, komuna Gjevgjeli.
Gjatë kohës së trajnimeve është punuar për karakteristikat e përgjithshme të katastrofave (natyrore dhe të shkaktuara), si dhe cilat aktivitete mund të ndërmirren para, gjatë dhe pas katastrofave. Më vonë në kuadër të sesioneve, pjesemarresit kishin mundësinë që ti tregojnë njohuritë e fituara përmes ushtrimeve praktike. Poashtu, atyre i’u prezantuan edhe doracakë për reduktimin e rreziqeve nga katastrofat në qerdhe dhe shkolla fillore të cilat përmbajnë material përmes të cilëve, stafi mund t’ua transferojë dijen edhe nxënësve në qerdhe. Poashtu gjatë punëtorisë u punuan edhe planet për evakuim si dhe u elaboruan mënyrat e mbrojtjes dhe shpëtimit i realizuar në mënyrë konkrete për këto institucione.