6 Qershor, 2018

TRAJNIMI PËR DISEMINATORË

Në periudhën 01-03.06.2018, në Qendrën e kuadrove dhe rekreacionit “Solferino” në Strugë është mbajtur seminari për trajnimin e diseminatorëve të rinj, dedikuar për vullnetarët e shoqatave komunale të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, mbështetur nga ana e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq.

Në këtë trajnim morën pjesë 19 vullnetarë të 17 shoqatave komunale të Kryqit të kuq: Berovë, Makedonski Brod, Valandovë, Vinicë, Gjevgjeli, Demir Hisar, Dibër, Delcevë, Kocani, Kriva Palanka, Krushevë, Probishtip, Radovish, Prespë, Sveti Nikole, Strugë dhe Shtip. Seminari u udhëhoq nga Zyra Qendrore e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. I njejti u zhvillua përmes prezantimeve, diskutimeve, ushtrimeve, pyetjeve të parashtruara, marrjes së njohurive të reja dhe shkëmbimit të përvojave dhe vlerësimit përfundimtar.

Në seminar u trajtuan disa tema edhe atë gjatë ditës së parë të trajnimit u zhvilluan temat në vijim: Origjina dhe historia e Lëvizjes, Roli dhe struktura e Lëvizjes dhe parimet fundamentale.

Gjatë ditës së dytë të trajnimit theksi u vu në temat në vijim: Amblemat e Lëvizjes, E Drejta Humanitare Ndërkombëtare, dhe në mënyrë të vecantë u trajtuan edhe cdonjëra nga komponentat e Lëvizjes sic janë: Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të kuq, Shoqatat nacionale të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Federata Ndërkombëtare e shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Për të gjitha temat e trajtuara ishin të përgaditura edhe ushtrime adekuate për t’u realizuar. Akcent i vecantë i’u vu programeve të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, dhe aktiviteteve që i realizojnë shoqatat komunale të Kryqit të kuq.

Gjatë ditës së tretë të trajnimit u bë rezymimi i ditës së parë dhe të dytë, u dhanë instrukcione për punë në terren, dhe çdo diseminator i pranishëm morri për detyrë që në periudhën deri në fund të muajit qershor t’i realizojë 3 trajnime të diseminimit.

Në fund të gjithë vullnetarëve u dhanë certifikata për trajnimin e kryer me sukses për diseminatorë.   

 

< kthehu mbrapa