25 Tetor, 2024

U mbajt Kuvendi i 24 i përgjithshëm i FNKK

Në periudhën 22-25 tetor në Gjenevë të Zvicrës u mbajt Kuvendi i 24-të i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Gjatë asamblesë, përfaqësues nga 191 shoqata kombëtare diskutuan sfidat urgjente globale si fatkeqësitë, ndryshimet klimatike dhe konfliktet e armatosura. Nëpërmjet diskutimeve plenare dhe të veçanta, të pranishmit përpunuan prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Lëvizja si dhe mesazhe të rëndësishme që duhet t’u dërgohen shteteve nënshkruese të Konventave të Gjenevës në Konferencën e ardhshme ndërkombëtare. Gjatë asamblesë u zgjodhën anëtarët e rinj të komisionit rinor, komisionit të të rinjve, komisionit të përputhshmërisë dhe ndërmjetësimit dhe komisionit të auditimit dhe rrezikut. U miratua një politikë e re shëndetësore dhe ndryshime në Kushtetutën e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, u dhanë çmimet “Henry Davison” për merita të veçanta për 5 individë të nominuar, u rishikua zbatimi i Strategjisë 2030 për 5 vitet e para, dhe u miratua buxheti i FNKK 2025 dhe 2026. >>> Nga Kryqi i Kuq i RMV-së, një delegacion 3 anëtarësh në përbërje të të cilit ishte dr. Liljana Ristevska – Zëvendëskryetare , Dr. Sait Saiti – Sekretar i Përgjithshëm dhe Vladimir Vukeliç – bashkëpunëtor ekspert për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar. Përfaqësuesit e KKRMV gjatë Kuvendit zhvilluan takime dypalëshe për avancimin e bashkëpunimit me Kryetaren e FNKK znj. Kate Forbes, përfaqësues të Kryqit të Kuq Zviceran dhe Gjerman. Ata gjithashtu morën pjesë aktive në seminare anësore mbi Forcimin e Sigurisë dhe Mirëqenies së Vullnetarëve të Kryqit të Kuq në Emergjenca dhe Konflikte, Shoqatat Kombëtare si Drejtues në Proceset e Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë dhe Emergjencat, dhe Etikën në Udhëheqje dhe menaxhimin e organizatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

< kthehu mbrapa