U shënua 78 vjetori i Kryqit të Kuq dhe Dita e Dhurimit të Gjakut
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut këtë vit shënon 78 vjet nga themelimi i Organizatës dhe 28 vjet nga anëtarësimi i plotë në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
78 vjetori i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Dita e Dhurimit të Gjakut u shënua sot me një manifestim solemn në Hotel Hilton – Shkup.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin kryetari i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prof. Dr. Romel Velev, Ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti, drejtori i IMT-së, dhurues gjaku, vullnetarë dhe mysafirë të tjerë.
Kryetari i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prof. Dr. Romel Velev theksoi se bashkëpunimi i frytshëm dhe i vazhdueshëm me Institutin e Mjekësisë Transfuzive, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, është vazhdimisht në rritje dhe së bashku bëjmë përpjekje për të vazhduar me trendet e reja, duke dhënë një kontribut të përbashkët për realizimin me sukses të Programit vjetor për organizimin dhe promovimin e dhurimit të gjakut në vendin tonë. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim në përmirësimin e aspekteve motivuese të fushës së dhurimit të gjakut, për të ndikuar në mobilizimin dhe mbajtjen e dhurimeve vullnetare dhe pa pagesë. Në të ardhmen, theks të veçantë do t’i kushtojmë promovimit të formave të reja të edukimit të bashkëmoshatarëve në institucionet arsimore dhe edukimit dhe trajnimit të më shumë edukatorëve për motivues dhe dhurim vullnetar gjaku.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, kjo datë lidhet me zhvillimin historik të Kryqit të Kuq, i cili në vendin tonë është një kujtim i gjithë 78 viteve të kaluara të veprimit, angazhimit vullnetar, ndihmës dhe mbështetjes në komunitet. Përmes aktit të dhurimit të gjakut do të përpiqemi të bëjmë përpjekje për sigurimin e gjakut dhe produkteve të gjakut për plotësimin e nevojave të sistemit shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të kontribuojë në ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme. Kryqi i Kuq është gjithmonë në shërbim të qytetarëve, i përkushtuar ndaj tyre dhe nevojave të komunitetit në të cilin vepron. Angazhimi juaj është një shembull pozitiv i njohur nga të gjithë ne.