30 Mars, 2022

U SHËNUA DITA E DHURIMIT TË GJAKUT NË RMV

Sot në hotelin DoubleTree by Hilton – Shkup me një manifestim të veçantë u shënua 17 Marsi – Dita e Dhurimit të Gjakut në RMV. I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri i Shëndetësisë Dr. Bekim Sali, Kryetari i Kryqit të Kuq të RMV-së prof.d-r Romel Velev, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV d-r Sait Saiti, përfaqësues të institucioneve, si dhe përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të Kuq.

Në manifestim foli kryetari i Kryqit të Kuq prof.d-r Romel Velev, ku theksoi se dhurimi i gjakut zhvillon cilësitë e humanizmit dhe solidaritetit dhe ka rëndësi edukative për qytetarët, e veçanërisht për të rinjtë, kontribuon në ngritjen e nivelit të kulturës shëndetësore dhe vetëdijes publike. Gjatë pandemisë KOVID-19, ne vazhdimisht u bëjmë thirrje dhuruesve të gjakut që të vazhdojnë shërbimin e tyre thelbësor për të mbështetur dhe ruajtur sistemin tonë të kujdesit shëndetësor. Me gjithë vështirësitë dhe pasojat e padëshiruara, konfirmohet gatishmëria e qytetarëve për të dhuruar gjak në numër në rritje. Një gjë do të mbetet gjithmonë konstante me dhurimin e gjakut, dhuruesit shpëtojnë jetë. Dhe për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Ministri i Shëndetësisë D-r. Bekim Sali ku theksoi se Kryqi i Kuq është partneri ynë i përhershëm në realizimin e aktiviteteve për program të vazhdueshëm edukativ dhe motivues në mesin e popullatës, përgatitjen e menjëhershme të aksioneve të dhurimit të gjakut dhe përgatitjen e materialeve informative, pjesëmarrjen e vullnetarëve dhe shpërndarjen e mirënjohjeve për dhuruesit e gjakut.

Në shenjë mirënjohjeje, Ministri i Shëndetësisë u shpërndau mirënjohje 16 organizatave komunale të Kryqit të Kuq që përmbushën planin e dhurimit të gjakut në vitin 2021. (Organizata komunale e Kryqit të Kuq Manastir, Veles, Vinicë, Demir Hisar, Dellçevë, Kavadar, Kriva Pallankë, Negotinë, Probishtip, Sveti Nikollë, Strugë, Shtip, Gazi Babë, Karposh, Qendër dhe Çair).

Kryqi i Kuq i RMV shpreh mirënjohjen për h. DoubleTree by Hilton- Skopje për mbështetjen e tyre në organizimin e ngjarjes si kompani me përgjegjësi sociale.

< kthehu mbrapa