Vizitë nga ana e përfaqësuesve të Zyres Evropiane Rajonale të FNKK
Në periudhën pre 29 – 01.07.2021 Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut u vizitua nga ana e përfaqësuesve të Zyres Evropiane Rajonale të FNKK të sjoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Dr. Davron Mukamadiev – Koordinator rajonal për shëndet dhe kujdes dhe Dr. Aneta Tërgaçevska – Delegat rajonal për programe për shendet dhe plakje aktive. Gjatë vizitës u mbajt takim me Sekretarin gjeneral të KKRMV-së d-r Sait Saiti, mbledhje me shërbimin profesional në KKRMV, përfaqësues nga OBSH dhe UNFPA, mbledhje me të punësuarit në KK të qytetit të Shkupit dhe u vizituan qendra për ndihmë të parë, pika për të pastrehurit, qendra për dhurimin e gjakut, qendra operative e KKRMV dhe qendra logjistike e KKRMV-së. Gjatë vizitës u prezantuan aktivitetet e SHN dhe u diskutuan mundësi për zhvillimin e iniciativave të ardhshme dhe ndarja e praktikave të mira në punë.