26 Korrik, 2023

Vizitë studimore e ekipit të Butoni emergjent në Kryqin e Kuq të Austrisë në Grac

Në kuadër të projektit “Mbështetje për zhvillimin gjithëpërfshirës të shërbimeve të kujdesit afatgjatë në komunitete nëpërmjet përfshirë qasjet pjesëmarrëse të vepruesve të ndryshëm” (InCARE)”, mbështetur nga Komisioni Evropian, në periudhën 19-22 korrik, katër përfaqësues nga Buttoni emergjent, bëri një vizitë studimore në Kryqin e Kuq Graz, Vjenë.

Gjatë vizitës, ekipi i Butoni emergjent pranë Kryqit të Kuq të RMV – Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit pati mundësinë të njihej në detaje me shërbimet që ofrohen në Kryqin e Kuq të Gracit. Fokusi ishte tek shërbimet për të moshuarit, siç është kujdesi në shtëpi dhe butoni gjatë situatave emergjente.

Gjatë vizitës u vizitua qendra telefonike më e madhe për shërbimin Butoni emergjent në Austri dhe rajon. Ekipi pati mundësinë të shihte se si funksionon krijimi i thirrjeve emergjente, protokolli i përgjigjes së thirrjeve dhe protokolli i ndërhyrjes emergjente. Gjithashtu, është bërë prezantimi i parkut të automjeteve dhe i pajisjeve që kanë mjetet për shërbimin special të transportit. Në seksionin e ndërhyrjes emergjente, ekipi ndoqi një simulim të rianimimit me defibrilator.

Një nga pikat kyçe të kësaj vizite ishte njohja e funksionimit të aplikacionit celular për shpëtimtarët në raste urgjence, si dhe zgjidhja softuerike për shërbimin Butoni emergjent.

Gjatë vetë vizitës u shkëmbyen përvoja në fushën e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen ekipet, por u gjetën edhe pika të përbashkëta potenciale për bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht në fushën e aplikimit të ndihmës së parë në situata emergjente.

Vizita studimore ishte e një rëndësie të madhe për promovimin e punës së shërbimeve të ofruara nga KKRMV përmes Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, për shkak të mundësisë për të mësuar dhe përmirësuar nga dikush që, si Kryqi i Kuq i Gracit, ka shumë vite eksperience.

< kthehu mbrapa