Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Mbështetje logjistike dhe mjekësore në takimin akcionar në Katllanovë

2018-08-06

Mbështetje logjistike dhe mjekësore në takimin akcionar në Katllanovë

Në periudhën prej 27 deri më 29.7.2018 në Katllanovë u mbajt takimi akcionar i pjesëmarrësve të aktiviteteve të punës së  të rinjve nga të gjitha ish republikat jugosllave. Eventi u organizua nga Shoqata e akcionereve të Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës, ARM, ESHS, Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe të tjerë.

 

Takimi u mbajt me rastin e tre përvjetoreve të mëdha: 70 vjet që nga ndërtimi i hidrocentraleve në Mavrovë, 55 vjet nga akcioni punës “Shkupi 1963”, me rastin e tërmetit dhe 40 vjet të akcionit të punës “Autostrada Vllazërim – Bashkim”. Brenda takimit u zhvilluan një sërë punësh dhe aktivitetesh kulturore-artistike.

 

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ka mbështetur këtë ngjarje duke ofruar mbështetje logjistike për akomodimin e pjesëmarrësve (thasë gjumi, batanije) dhe një ekip mjekësor i cili ka qenë 24 orë në dispozicion. Në manifestim morri pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti.

BOCA

Линија на интегритет

Локации на црвен крст на Република Северна Македонија

КРВОДАРИТЕЛСКИ АКЦИИ

2024

Црвен Крст на Република Северна Македонија

Boulevard Kocho Racin 13, Skopje 1000

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025