U realizuan punëtori psiko-edukative për mbështetje psiko-sociale dhe ndihmën e parë psikologjike
Gjatë muajit mars 2023, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka realizuar 27 punëtori psiko-edukative për ndihmë të parë psikologjike dhe mbështetje psiko-sociale me shërbime profesionale dhe vullnetarë nga programe të ndryshme të Kryqit të Kuq.
Punëtoritë janë realizuar nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit dhe 9 organizata komunale të Kryqit të Kuq Strugë, Ohër, Veles, Strumicë, Kumanovë, Koçan, Prilep, Manastir dhe Gostivar. Punëtoritë edukative janë në përputhje me manualin dhe udhëzimet e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për NPP dhe NPS. Moderatorë të këtyre punëtorive ishin punonjës dhe vullnetarë të cilët më parë iu nënshtruan trajnimeve për ndihmën e parë psikologjike dhe mbështetje psiko-sociale në situata krize dhe emergjente në kuadër të projektit Konex Balkans, mbështetur nga Kryqi i Kuq Austriak dhe Agjencia Austriake për Zhvillim. Gjithsej 515 pjesëmarrës (punonjës dhe vullnetarë) u mbuluan nga ky aktivitet në nivel kombëtar.
Faleminderit kolegëve dhe vullnetarëve të përfshirë në aktivitetet për promovimin e shëndetit mendor dhe shkëmbimin e njohurive në fushën e ndihmës së parë psikologjike, mbështetjes psiko-sociale, elasticitetit mes punonjësve dhe vullnetarëve, si dhe stresin dhe përballimin. Aktivitetet u koordinuan nga Qendra për Shëndet Mendor dhe Përkrahje Psiko-Sociale pranë Kryqit të Kuq.