Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
18 Tetori – Dita evropiane e luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore

2020-10-16

18 Tetori – Dita evropiane e luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore

Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem serioz shoqëror dhe është forma më serioze e shkeljes së të drejtave themelore të njeriut – e drejta për jetë, liria e lëvizjes, liria e zgjedhjes dhe të drejtat dhe liritë e tjera. Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem që kërkon një qasje të përbashkët për shtypjen e tij dhe përpjekjet e përbashkëta nga institucionet përkatëse. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtar i Sekretariatit të Komisionit Kombëtar për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit të Paligjshëm përmes zbatimit të aktiviteteve parandaluese kontribuon në luftën kundër këtij problemi global që pasqyrohet në vendin tonë.

Në këtë drejtim, Kryqi i Kuq i RMV-së këtë vit është i përfshirë në festimin e 18 Tetorit – Ditës Evropiane kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore duke organizuar aktivitete parandaluese për edukimin e bashkëmoshatarëve të popullatës së re përmes Kryqit të Kuq të Shkupit dhe degëve të Kryqit të Kuq. Mësimet parandaluese kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve, njohjen e mënyrave në të cilat ata mund të përfshihen në trafikimin e qenieve njerëzore dhe vetëmbrojtjen e tyre.   

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025