Struktura e Organizatës

Kryqi i Kuq i RM-së është i organizuar në:

  • Nivel shtetëror
  • Nivel komunal
  • Në nivel të Qytetit të Shkupit
  • Nivel themelor

Struktura udhëheqëse e Kryqit të Kuq të RM-së:

  • Kuvendi
  • Kryetari
  • Nënkryetari
  • Këshilli ekzekutiv
  • Komisioni financiar

Trupi më i lartë udhëheqës i Kryqit të Kuq të RM-së është Kuvendi i KKRM-së i cili numëron gjithsej 75 anëtarë.

Kuvendi është i përbërë prej:

  • Anëtarë të zgjedhur të propozuar nga organizatat komunale të KK.
  • Anëtarë të zgjedhur të propozuar nga Rinia e Kryqit të Kuq.
  • Kryetarët e kuvendeve të organizatave komunale të KK.
  • Mandati i anëtarëve në Kuvend është 4 (katër) vjet me mundësi për rizgjedhje.
  • Këshilli ekzekutiv i Kuvendit të KKRM-së është organ i Kuvendit i cili udhëheq me shoqatën nacionale në mbledhjet e Kuvendit. Numri i anëtarëve i Këshillit ekzekutiv është 15.
  • Mandati i anëtarëve të Këshillit ekzekutiv zgjat 4 (katër) vjet me mundësi për rizgjedhje por jo më shumë se dy herë një pas një.
  • Anëtarët e Komisionit financiar zgjidhen nga rendi i anëtarëve të Kuvendit të KKRM-së me mandat të anëtarëve të Komisionit financiar prej 4 (katër) vjetëve me mundësi për rizgjedhje por jo më shumë se dy mandate të një pas njëshme.
  • Këshilli ekzekutiv formon trupa të vazhdueshme dhe / apo këshilluese.

Trupa të vazhdueshëm këshillues janë:

  • Komisioni për zhvillim dhe çështje organizative – kadrovike;
  • Komisioni për diseminim;
  • Komisioni për veprimtari shëndetësore – preventive dhe dhurimi i gjakut.
  • Komisioni për veprimtari sociale – humanitare;
  • Komisioni për përgatitje dhe veprim gjatë katastrofave;
  • Komisioni për shërbimin për kërkim;
  • Komisioni për informim dhe komunikim;
  • Komisioni për marketing;
  • Komisioni për statutin dhe aktet normative;
  • Për zbatimin e punës së përditshme operative, Kuvendi formon Shërbim profesional, i cili i kryen punët profesionale, materialo – financiare dhe administrativo – teknike.
  • Me Shërbimin profesional udhëheq Sekretari gjeneral.
  • Anëtarët e KKRM-së të përfshirë në rininë organizohen në: Rinia e Kryqit të Kuq të RM-së.

< kthehu mbrapa