Historia e Kryqit të Kuq

Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut shtë formuar më 17 Mars të vitit 1945; Kryqi i Kuq i RMV-së është njohur si shoqatë nacionale e Kryqit të Kuq nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq më 01.11.1995 ndërsa më 27 Nëntor 1995 bëhet anëtar i plotë i Federatës Ndërkombëtare të shoqatave nacionale të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, si anëtar i 169-të i Lëvizjes ndërkombëtare. Si kushte të rëndësishme për njohjen e shoqatës nacionale Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut janë:

  • 1. Pranimi i Konventave të Gjenevës prej 12 Gusht 1949 dhe Protokollet plotësuese të vitit 1977 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 25 Gusht të vitit 1993 i ratifikon dokumentet e theksuara;
  • 2. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 26 Korrik të vitit 1994 e solli Ligjin për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut .

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është organizata e vetme në territorin e RMV-së, të cilën e përbëjnë organizatat e Kryqit të Kuq të komunave dhe qytetit të Shkupit. Kryqi i Kuq i RMV-së nuk paraqet shoqatë të qytetarëve, por është organizatë humanitare vullnetare, masive, e pavarur, joqeveritare dhe jopartiake e qytetarëve të RMV-së. Pozita dhe detyrat e Kryqit të Kuq, përdorimi dhe mbrojtja e emblemës dhe emrit të Kryqit të Kuq, si dhe mënyra e financimit të detyrave të KK janë të rregulluara në ligj të posaçëm Ligji për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.41/94, 7/97,21/98 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19). Me Statutin e KKRMV-së më afër janë të rregulluara vendosja dhe struktura e Organizatës si dhe qëllimet dhe detyrat themelore dhe e njëjta është në pajtueshmëri me Statutin e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

 

Misioni: Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është organizatë humanitare që punon në parandalimin dhe zbutjen e vuajtjeve njerëzore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, përmirësimin e gjendjes sociale, duke siguruar respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore, e sidomos në rast të fatkeqësive dhe katastrofave, promovon të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe vlerat humane, inkurajon angazhimin vullnetar dhe gatishmërinë e përhershme për të dhënë ndihmë, si dhe ndjenjën universale për solidaritet dhe humanizëm.

Vizioni: Veprojmë, inkurajojmë dhe promovojmë vlera humane për të reaguar në kohë ndaj sfidave bashkëkohore humanitare, njëkohësisht jemi të vendosur për të bërë më shumë, për të bërë atë sa më mirë dhe për të arritur sa më larg.

< kthehu mbrapa