8 Gusht, 2018

2 vjet nga përmbytjet në Shkup

Shkup, sot 6 gushti i vitit 2018, shënoi dy vjet nga moti i lig që shkaktoi përmbytje në të cilat humbën jetën 22 persona, nga rajonet e fshatrave Hasanbeg, Stajkovc, Smillkovc dhe Haraçinë, kur më 6 gusht të vitit 2016, rajoni i Shkupit u godit nga shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë.

Moti i lig dhe rrebeshi i shiut shkaktuan rënien e drurëve, dhe shtëpitë mbetën pa energji elektrike. Qytetarët nga i gjithë vendi të koordinuar nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, dhe institucionet përgjegjëse ndihmuan në grumbullimin e ndihmës së domosdoshme për viktimat. Rreth një mijë qytetarë janë evakuuar, dhe 8 gushti i vitit 2016 u shpall Ditë zie në Republikën e Maqedonisë.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gazi Babës, z. Boris Georgievski, nën moton “Të mos harrohet dhe asnjëherë të mos përsëritet”, në sheshin në Stajkovc dha më shumë se 200 falënderime për institucionet, ndërmarrjet publike, firmat, shoqatat e qytetarëve dhe vullnetarëve të cilët në mënyrë vullnetare ndihmuan gjatë përmbytjeve. Falënderim mori edhe Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë.

 

< kthehu mbrapa