Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Aktivitet e ndërmarra deri tani për sigurimin e ndihmës për migrantët të cilët kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë

2015-06-16

Aktivitet e ndërmarra deri tani për sigurimin e ndihmës për migrantët të cilët kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë

info_mig

Kryqi i kuq i RM sot me daten 16.06.2015 mbajti pres konferenc per aktivitetet e ndërmarra deri tani për sigurimin e ndihmës për migrantët të cilët kalojnë nëpër RM.

Sekretari gjeneral i Kryqit te kuq te RM z.Sait Saiti theksoi se prej vitit 2010, Kryqi i kuq i RM-së në mënyrë aktive është i kyçur në aktivitetet lidhur me uljen e mjerueshmërisë të kërkuesve të azilit dhe migrantëve jo të rregullt. Qasja e këtyre personave në mbrojtjen primare shëndetësore u sigurua nëpërmjet njësive shëndetësore të Kryqit të kuq (3 herë në javë), janë vendosur në qendrën për strehimin e të huajve Gazi Babë dhe në Qendrën për azil – Vizbeg, ku me aktivitetet tona ishim të pranishëm prej korrikut të vitit 2012.

Sot Kryqi i kuq i RM-së vazhdoi me sigurimin e mbrojtjes primare shëndetësore për migrantët jo të rregullt të strehuar në qendrën për strehimin e të huajve në Gazi Babë, ku shtatë ditë i viziton mjeku, u japin barrëra dhe ndihma tjera mjekësore. Në periudhën Janar – Maj 2015, janë realizuar 2277 kontrollime mjekësore (1226 meshkuj, 774 femra, 9 foshnje të posalindura dhe 7 shtatzëna). Në nivel mujor jepen nga 6 – 9 udhëzime në nivel sekondar dhe terciar, ku bëhet edhe transporti i personave në institucionet publike shëndetësore. Përkrahja psikosociale dhe ndihma humanitare, që kyç sigurimin e ushqimit plotësues, pakot higjienike, lojëra dhe veshmbathje janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të cilat i implementon Kryqi i kuq në qendrën për strehimin e të huajve, në bashkëpunim dhe koordinim me UNHCR. Në periudhën Janar – Maj 2015 , Kryqi i kuq ka siguruar pako me ushqim dhe higjienë plotësuese për gjithsej 450 persona, të vendosur në qendrën përt strehimin e të huajve.

Dy ekipe mobile për teren, të përbërë prej 1 vozitësve dhe dy personave mjekësor, për çdo ditë sigurojnë ndihmën e parë për migrantët të cilët kalojnë nëpër RM-së, ku janë identifikuar në rrugën, Gjevgjeli – Demir Kapi – Negotinë – Veles – Shkup. Përskaj ndihmës mjekësore, për këta persona është shpërndarë ujë, ushqim, pelena për foshnje dhe batanie. Në bazë ditore, mesatarisht ka nga 230 intervenime apo gjithsej për 7 ditë janë kryer 1630 intervenime.

Poashtu Sekretari gjeneral i Kryqit te kuq te RM z.Sait Saiti shpalosi aktivitete edhe nga fusha e valës së nxehtë, nëpërmjet edukimit joformal të personave se si të mbrohen në kushte të temperaturave të larta. 80 vullnetarë dhe ekipe të Kryqit të kuq janë të pranishëm në teren, ku ndajnë ujë, masin shtypjen e gjakut, si dhe shpërndajnë broshura me përmbajtje adekuate për preventivë nga pasojat e padëshirueshme gjatë temperaturave të larta. Prej sot qytetarët mund ta përdorin edhe linjën telefonike SOS 3221902.

Njësiti për siguri në ujë i Kryqit të kuq të RM-së, me ekipet e veta është i pranishëm në pishinat, Akua Parqet (Shkup dhe Probishtip) dhe plazhet në Ohër dhe Strugë.

Kryqi i kuq i RM-së ka trajnuar gjithsej 480 shpëtimtarë në ujë, 32 zhytës, 1 mjek për mjekësi nënujore dhe hiperbarike. Disponojmë me 6 barka për patrollim, 1 anije ambulancë për shpëtim, sistem personal për radio komunikim, mës shumë se 80 komplete pajisje për ekipet për shpëtim, 2 automjete mjekësore. Për momentin janë angazhuar 250 shpëtimtarë në ujë, prej të cilëve 50 në Shkup, 34 në Strugë, 166 në Ohër, si dhe shpëtimtarë në Kriva Pallankë, Probishtip dhe Veles.

BOCA

Линија на интегритет

Локации на црвен крст на Република Северна Македонија

КРВОДАРИТЕЛСКИ АКЦИИ

2024

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2024