13 Shkurt, 2018

BASHKËPUNIMI I PËRBASHKËT NDËRMJET KRYQIT TË KUQ TË MAQEDONISË DHE UNICEF-it

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, në kuadër të Programit për gatishmëri dhe reagim në katastrofa, i mbështetur nga UNICEF-i, në periudhën ndërmjet 16.11.2017 dhe 15.11.2018, filloi realizimin e projektit “Aktivitetet për uljen e rreziqeve nga katastrofat në shkollat fillore dhe çerdhet në Gjevgjeli, Kumanovë dhe Shkup”.

 

Në këtë projekt janë parashikuar aktivitetet e mëposhtme të ndara në 4 faza:

 

Faza e parë

Vlerësimi i cenueshmërisë dhe kapaciteteve të çerdheve dhe shkollave fillore në Gjevgjeli dhe Kumanovë dhe çerdhet në Shkup. Në kuadër të komunave të përzgjedhura do të kryhet një vlerësim i cenueshmërisë dhe rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera që mund të ndodhin në çerdhet kryesore dhe klonet e tyre, si dhe në shkollat fillore. Vlerësimi do të përgatitet sipas një pyetësori të përgatitur më parë i bazuar në metodologjinë e vlerësimit të cenueshmërisë dhe kapaciteteve të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Pas përfundimit të vlerësimit, ekspertët do të bëjnë analizën e tyre dhe do të zgjidhen institucionet me të cilat gjatë vitit 2018 do të kryhen aktivitetet e planifikuara të projektit.

 

Faza e dytë

Përgatitja e kompletit të doracakëve për forcimin e procesit arsimor në pjesën e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. Kompleti i doracakëve do të jetë i dedikuar për:

  1. Stafin e arsimtarëve, si të zbatojnë përmbajtjet në pjesën e uljes së rreziqeve nga katastrofat në çerdhe dhe shkolla fillore, dhe
  2. Prindërit, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjes tek popullsia e gjerë.

Doracakët do të përgatiten në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, Qendrën për Menaxhim me Kriza, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë.

Ulja e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në shkolla dhe çerdhe nëpërmjet investimit në sigurinë e tyre.

Të gjitha çerdhet dhe shkollat fillore të zgjedhura do t’i nënshtrohen një vlerësimi të detajuar dhe në bazë të tij do të identifikohen nevojat (planet për mbrojtje dhe shpëtim dhe elaboratet për evakuim, sinjalizim paniku, kutitë e ndihmës së parë, aparatet zjarrfikëse etj.). Pas identifikimit të nevojave do të kalohet në përpunimin praktik të dokumentacionit të planit dhe do të ndërmerren aktivitetet për rregullimin teknik të objekteve.

 

Faza e tretë

Trajnimi i stafit arsimor për ndihmën e parë të menjëhershme (trajnimi për persona përfaqësues të institucioneve për dhënien e ndihmës së parë në organizatat e punës).

Trajnimi i stafit arsimor për mbrojtje dhe vetëmbrojtje në rast të katastrofave (trajnimi për mbrojtje dhe vetëmbrojtje në rast të katastrofave, që synon uljen e rreziqeve nga katastrofat, evakuimin dhe promovimin e higjienës në çerdhet, si dhe mënyrën dhe metodat e trajnimit të fëmijëve dhe të rinjve në këtë temë) – 10 përfaqësues nga një institucion.

Trajnimi i fëmijëve për mbrojtje dhe vetëmbrojtje në rast të katastrofave (trajnimi për mbrojtje dhe vetëmbrojtje në rast të katastrofave që synon uljen e rreziqeve nga katastrofat, evakuimin dhe promovimin e higjienës nëpër çerdhet) – 30 fëmijë nga një institucion.

 

Faza e katërt

Zbatimi i ushtrimeve praktike për të zbatuar planet e evakuimit – evakuimi (faza përfundimtare e aktiviteteve të projektit për kontrollimin e njohurive të marra nga fëmijët dhe stafi iy çerdhes së zgjedhur, së bashku me të gjitha institucionet e përfshira në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit – MPB-ja, DMSH-ja, QMK-ja, Ndihma e Shpejtë, Brigada e Zjarrfikësve, Vetëqeverisja lokale etj.)

< kthehu mbrapa