25 Maj, 2013

Vizitë zyrtare e Ambasadorit të Republikës së Sllovenisë

Ambasadori i Republikës së Sllovenisë Brajan Bergant më 19 maj të vitit 2011 realizoi vizitë zyrtare në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe realizim të iniciativave të reja për bashkëpunim dhe përkrahje në nivel nacional nga ana e Ambasadës së Republikës së Sllovenisë. Në mbledhje morën pjesë edhe këshilltari ekonomik i ambasadës së RS Jernej Toshvak, Sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Sait Saiti dhe Sasho Taleski, udhëheqës i sektorit të programit në KKRM.

Në takimin u prezantuan puna, aktivitetet, arritjet e KKRM-së me potencim të iniciativave të deritanishme dhe bashkëpunime të realizuara me sektorin korporativ, ambasadat, organizatat qeveritare dhe joqeveritare. Ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Brajan Bergant me fjalimin e vet shprehi dëshirë për bashkëpunim më të afërt të Kryqit të Kuq të Republikës së Sllovenisë dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë.

Sekretari gjeneral i KKRM-së duke potencuar mundësitë, kapacitetet dhe resurset e shoqatës nacionale, shprehi gatishmëri për bashkëpunim dhe përgjigje në nevojat dhe iniciativat e reja, të cilat do të dalin nga transparenca e kompanive sllovene në Maqedoni dhe ndjenja e tyre e zhvilluar për përgjegjësi sociale, të potencuar nga ana e ambasadorit.
Gjatë bisedimeve u potencuar edhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes organizatave qytetare të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe Lublanës.

< kthehu mbrapa