Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Forcimi i gatishmërisë ndërkufitare nëpërmjet menaxhimit të përbashkët të rezervave të mallrave emergjente në Evropën Juglindore

2022-06-15

Forcimi i gatishmërisë ndërkufitare nëpërmjet menaxhimit të përbashkët të rezervave të mallrave emergjente në Evropën Juglindore

Në periudhën prej 6 deri më 10 qershor 2022 në Serbi-Beograd, organizuar nga Kryqi i Kuq i Serbisë, u mbajt takimi i partneritetit në kuadër të projektit: Forcimi i gatishmërisë ndërkufitare përmes menaxhimit të përbashkët të rezervave mallrash emergjente në Evropën Juglindore. Projekti financohet nga Drejtori i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Aktivitetet Humanitare të Komisionit Evropian (DG ECHO), Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Kryqit të Kuq Austriak.

Qëllimi kryesor i takimit rajonal ishte zhvillimi dhe testimi i mëtejshëm i softuerit rajonal për mbajtjen e përbashkët të shënimeve dhe menaxhimin e rezervave rajonale të ndihmës humanitare.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Kryqit të Kuq të RMV-së, të cilët punuan në finalizimin e softuerit rajonal për rezervat mallrash, i cili në rast fatkeqësie do t’u ofrohej vendeve të prekura nga fatkeqësia.

BOCA

Линија на интегритет

Локации на црвен крст на Република Северна Македонија

КРВОДАРИТЕЛСКИ АКЦИИ

2024

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2024