19 Shtator, 2015

Gara e XXIV shtetërore e ekipeve nga ndihma e parë 19.09.2015 – Kriva Pallankë

Në organizim të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Organizatës komunale të Kryqi të kuq Kriva Pallankë u mbajt Gara e XXIV shtetërore e ekipeve nga ndihma e parë nën moton “Ndihma e parë në kushte të krizës së emigrantëve”. Edhe sot sikur shumë vite më pas ballafaqohemi me shumë sfida e para se gjithash me emigrantët të cilët kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë dhe të cilëve u nevojitet dhënia e ndihmës së parë, e Kryqi i kuq qëndron fortë edhe para kësaj sfide të madhe.

Gara kishte për qëllim ta promovojë ndihmën e parë tek popullata e re edhe në opinionin e gjërë, duke theksuar komponentën humane që është me rëndësi të madhe për mundësimin e përditshmërisë së sigurt.

Gjithsej morën pjesë 25 ekipe të organizatave komunale të Kryqit të kuq nga i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë, të cilët garuan në dhënien e ndihmës së parë gjatë llojeve të ndryshme të paraqitjeve të lëndimeve reale. Rinia gjithashtu do të kenë mundësi t’i tregojnë dituritë e tyre nga fusha e diseminimit dhe aftësitë në lojërat me karakter argëtues. Vendin e parë e mori ekipi i OKKK Kisella Vodë, të dytin dhe vendin e tretë e morën OKKK Koçan dhe Gazi Babë. Ekipi më i suksesshëm nga fusha e diseminimit ishte ekipi i OKKK Manastir.

Garën e hapi kryetari i Këshillit organizativ të Garës shtetërore nga ndihma e parë ass.d-r Ognen Kostovski, ndërsa shpalljen e fituesve dhe ndarjen e trofeve e bënë z-nja Zhaklina Cvetkovksa kryetare e OKKK Kriva Pallankë dhe sekretari gjeneral i KKRM-së z. Sait Saiti.

natprevaro

< kthehu mbrapa