12 Qershor, 2015

INICIATIVA PËR FORMIMIN E KLUBIT 25 NË OKKK MANASTIR

klub25_Bitola

Më 10 qershor të vitit 2015 në Organizatën komunale të Kryqit të kuq Manastir u mbajt mbledhje pune me klubin e e të rinjve pranë OKKK Manastir ku morën pjesë mbi 20 të rinj. Mbledhjen e hapi kryetarja e OKKK Manastir d-r Diana Dimitrova, për dhurimin e gjakut dhe të rinjtë foli Gligor Novaçevski i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Aleksandra Vallkanovska koordinatori i të rinjve dhe për dhurimin e gjakut për Klubin 25 në botë dhe në Maqedoni, ndërsa Aleksandra Trendevska lider i Klubit 25 nga Shkupi i barti përvojat dhe aktivitetet e tyre. Në mbledhje u prezantuan materiale promovuese – botuese, video spote dhe klipe për fushata të zbatuara me të rinjtë e Klubit 25 në vitet e kaluara.

Mbledhja kaloi në atmosferë të shkëlqyeshme, kishte interes të madh nga ana e të rinjve të cilët parashtruan pyetje dhe ishin të interesuar për formimin e Klubit 25 në OKKK Manastir.

Një ndër përmbylljet është që rinia nga Manastiri të kyqen në seminar që do të mbahet në periudhën prej 04 – 06 shtator të vitit 2015 në Strugë.

< kthehu mbrapa