Kryqi i kuq dhe MIT Universiteti Shkup nënshkruan memorandum për bashkëpunim
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, përfaqësuar nga sekretari gjeneral d-r Sait Saiti dhe MIT Universiteti Shkup përfaqësuar nga rektori prof.d-r Marijan Stefanovski, më 30.03.2016 nënshkruan memorandum për bashkëpunim, me të cilin edhe një herë vëlrtetohet dhe përforcohet bashkëpunimi mes Kryqin e kuq të RM-së dhe MIT Universitetit
Një pjesë e aktiviteteve që do të realizohen përparimi i dhurimit vullnetar të gjakut në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe entet për arsim të lartë, realizimi i aktiviteteve nga ndihma e parë për shkak të rëndësisë në jetën e përditshme dhe në kushte të katastrofave dhe fatkeqësive elementare, përparim të kyçjes dhe kulturës sociale kundër dhunës dhe për paqe, promovim të parimeve themelore të lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, promovim të vlerave humane, realizim të aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes për mbrojtje dhe vetmbrojtje në rast të katastrofave etj.
Gjithsesi qëllimi i këtij Memorandumi është t’i nxisë të gjithë ata të cilët janë drejtpërsëdrejti apo në mënyrë indirekte pjesë e sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë në mënyrë aktive të participojnë në numrin e madh të aksionevetë cilat i zbaton Kryqi i kuq dhe që kanë karakter humanitar.