12 Tetor, 2023

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 18 tetor 2023, në ora 11:00, në Shkup, do të zhvillojë stërvitje simuluese nga ndihma e parë në situatë emergjente – tërmet. Ushtrimi për menaxhim ndaj pasojave titullohet “Përgjigje humanitare 2023” dhe organizohet si rezultat i shënimit të 60 vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, si dhe fatkeqësive të shpeshta në vend dhe rajon. Sponsorues i stërvitjes do të jetë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski.

 

Qëllimi kryesor i stërvitjes është prezantimi i kapaciteteve, mundësive dhe gatishmërisë së Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut në qasjen e koordinuar për reagim në situata krizash. Qëllime plotësuese janë:

-Promovimi i Ekipit nacional të Ndihmës së parë të Kryqit të kuq të RSM;

-Promovimi i një sistemi për ofrimin e mbështetjes psiko-sociale për KKRMV,

-Promovimi i një sistemi për koordinimin e organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile në rast fatkeqësishë dhe situate  krizash

-Përmirësimi i koordinimit dhe komunikimit të të gjithë aktorëve për menaxhimin e krizave në vend.

Lokacionet e stërvitjes janë– Parku i qytetit Shkup (fontana), Shtëpia në rrugën Boemska dhe hoteli City Park, Stacioni i Taksive tek Fontana në Parkun e qytetit, Ura e lumit Vardar në afërsi të spitalit Sistina, Stadiumi i ARMV, Stadiumi Todoir Proeski dhe lagja e tendave në Parkun e qytetit.

 

Pjesëmarrës në stërvitje janë: Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra për Menaxhimin e Krizave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shëndetësi, për punë dhe politikë sociale, e mbrojtjes, për punë të jashtme, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ndihma emergjente mjekësore, Radio Televizioni i Maqedonisë – informim mediatik për gjendjen e krizës, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve, Oda e Psikologëve, Agjencioni për ushqimi dhe Veterinari, Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit, Organizatat komunale të Kryqit të kuq, Ekipet e Shoqatave Nacionale të Kryqit të kuq nga rajoni (Kroacia, Serbia, Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, Italia dhe Gjermania), përfaqësues të universiteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. (UKIM, UGD, UKLO), ekspertë të pavarur të fushës, organe të ndryshme nga Sistemi për menaxhimin e krizave, në nivel lokal dhe rajonal.

 

Pritet që të marrin pjesë mbi 500 persona, 2 helikopterë dhe 40 automjete!  Një pjesë e rrugëve hyrëse në dhe drejt Parkut të qytetit Shkup gjatë stërvitjes do të jenë të mbyllura për tre orë, kurse parking para hotelit City Park do të jetë me funksion të zvogëluar.

 

 Ftojmë mediat të ndjekin stërvitjen dhe të marrin deklaratë nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Sait Saiti në ora 11.45 në pres qendrën që do të jetë në Parkun e qytetit tek Shkollka.

 

Falenderojmë qytetarët dhe mediat për mirëkuptimin, mbështetjen dhe solidaritetin!

 

Me respekt,

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

< kthehu mbrapa