Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut bën: THIRRJE Për trajnim për Këshillim psikologjik
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut bën:
THIRRJE
Për trajnim për Këshillim psikologjik
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që nga themelimi i Qendrës për shëndet mendor, vazhdimisht punon në ngritjen e shërbimit dhe shërbimeve përmes mbështetjes psiko-sociale të punëtorëve dhe vullnetarëve, punës me popullatën, edukimit, veprimit në kohë krize dhe bashkëpunimit me institucionet. Në këtë drejtim, KKRMV do të zhvillojë trajnime për psikologë të diplomuar dhe të licencuar në Këshillim Psikologjik.
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë kriteret në vijim:
- Psikologë të diplomuar dhe të licencuar;
- Faza përfundimtare (viti 3/4) e edukimit për psikoterapi
- Të mos jenë të punësuar
- Motivimi që pas trajnimit për t’u përfshirë në shërbimin e këshillimit psikologjik për qytetarët pranë Kryqit të Kuq të RMV – Qendra për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale.
- Qytetarë të RMV.
Trajnimi për këshillim psikologjik do të zgjasë 3 muaj, në periudhën nga shtatori deri në nëntor 2024, është pa pagesë.
Dokumente të nevojshme për aplikim:
- Kopje e diplomës për arsimin e lartë të përfunduar;
- Kopje e licencës për ushtrimin e veprimtarisë psikologjike nga Oda e Psikologëve të RMV;
- Konfirmimi i orëve të kryera në Edukim Psikoterapie;
- CV dhe letër motivuese.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në e-mail: ramadani@redcross.org.mk deri më 8 gusht 2024.
Kandidatët që plotësojnë kriteret do të thirren për intervistë nga data 21 gusht deri më 30 gusht 2024.