MBINDËRTIMI I KAPACITETEVE TË SHËRBIMIT PËR KËRKIM
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë që në fillim të krizës me emigrantë në mënyrë aktive është kyçur në realizimin e aktiviteteve për Bashkimin e lidhjeve familjare, për çka edhe në dy Qendrat tranzit, “Vinojug” dhe “Tabanoc” në shtator të vitit 2015 filluan të veprojnë ekipe mobile të cilat i përcjellin gjendjet dhe nevojat e migrantëve për ribashkimin e lidhjeve familjare të ndërprera. Në bashkëpunim me Komitetin ndërkombëtar të Kryqit të kuq dhe shoqatave të Kryqit të kuq, posaçërisht shoqatave nacionale të Ballkanit, por edhe ata të cilët janë destinacion i fundit të emigrantëve, në periudhën e kaluar njëvjeçare janë arritur rezultate të rëndësishme në pjesën e mbindërtimit të kapaciteteve të Shërbimit për kërkim të Kryqit të kuq të RM-së, por edhe në pjesën e ofrimit të shërbimeve të këtij shërbimi dhe realizimi i tyre praktik në rastet e shumta të lidhjeve të ndërprera familjare.
Për shkak të vazhdimit të mbindërtimit të kapaciteteve të Shërbimit për kërkim të Kryqit të kuq të RM-së, me ftesë të Kryqit të kuq të Gjermanisë, përfaqësuesi i Kryqit të kuq të RM-së më 07.10.2016 mori pjesë në trajnimin njëditor për *Plotësimin e formularit për të dhëna personale të personave për të cilët supozohet se janë të vdekur*. Kryqi i kuq i Gjermanisë këtë trajnim e organizoi në Bashkëpunim me Zyren e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të kuq në Paris, ndërsa nevoja për organizimin e trajnimit doli nga rastet më të shpeshtuara për kërkimin e personave të cilët një kohë të gjatë nuk kanë rënë në kontakt me të afërmit e tyre dhe për të njëjtit supozohet se kanë humbur jetën në rrugë për në shtetet e Evropës perëndimore, posaçërisht në fatkeqësitë detare me anije që ndodhin në bregun e Greqisë dhe Italisë.
Fillimisht të pranishmit në trajnim i përshëndeti Shefi i Shërbimit për kërkim të Kryqit të kuq të Gjermanisë, z-nja Dorota Dziwoki, ndërsa trajnimin e realizuan z. Therry Schreyer, forenzik në Zyrën e ICRC në Paris dhe Dijanela Rajkiq, psikolog në Zyrën e ICRC në Sarajevë. Trajnimi përmbante elemente të njohjes së forenzikës të viktimave dhe aspektit psikologjik të mbajtjes së intervistave me anëtarët e familjes së të pësuarve. Informacionet të cilat u bartën nga ana e ekspertëve do të thonin lehtësimin e procesit të plotësimit të formularit për të dhëna personale për personat për të cilët supozohet se janë të vdekur, të personave përgjegjës në shoqatat nacionale tek të cilët do të ngritet Lutje për kërkim nga ana e anëtarëve të familjes.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues të Shoqatave nacionale nga Ballkani, si dhe të shoqatave nacionale të Kryqit të kuq shtetet e të cilave paraqesin destinacionin përfundimtar të emigrantëve.